Arbëri

Reka: Kuvendi i Kosovës e dëshmoi që është pro botës demokratike

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, deklaroi se Kuvendi i Kosovës e dëshmoi që është krahë NATO-s, SHBA-së, BE-së e gjithë botës demokratike, pas votimit të Rezolutës që dënon agresionin rus në Ukrainë.

Ai shkroi në Facebook se Kosova, si shteti më i ri evropian, e dëshmoi se është pjesë e komunitetit euro-atlantik, që ndanë vlerat e botës liberale.

“Aleancat nuk janë numra. Janë përcaktim strategjik. Nuk është madhësia e shtetit, por përcaktimi i tij në anën e drejtë në çastet historike. S’ka rëndësi se Ukraina nuk e njohu Kosovën. Kosova i njeh vuajtjet e shtetit të kërcënuar nga pushtimi i huaj. Kosova e dënoi agresionin rus mbi Ukrainën. Sepse edhe vet ishte nën gjenocidin dhe aparteidin e regjimit serb. Kuvendi i Kosovës, sot dëshmoi se është në krahë të SHBA-së, NATO-s, BE-së dhe të mbarë botës demokratike. Përkrahu vlerat civilizuese dhe i dënoi ato barbare. Shteti më i ri evropian dëshmoi se është pjesë e komunitetit euro-atlantik që ndanë vlerat e botës liberale. Prandaj e meriton të jetë anëtar i aleancës veri-atlantike që mbron këto vlera”, thuhet në statusin e tij të plotë.