Komisioni për Ekonomi po diskuton lidhur me të hyrat e lejuara për operatorët e energjisë.
Eksperti i çështjeve financiare, Florin Aliu ka thënë se një prej komponentëve të rëndësishëm në caktimin e të hyrave të kompanive, përkatësisht tarifave të energjisë është kostoja mesatare e ponderuar e kapitalit (WACC). Ai folur për mënyrën se si janë caktuar të hyrat nga ZRRE-ja për KOSTT dhe KEDS-in.
Aliu tha se ZRRE-ja përdorë një formulë që nuk është standarde në të cilën përfshihet edhe niveli i tatimeve, që sipas tij, nuk gjenden në teoritë standarde të financave.
"Tatimi mbi fitimin e korporatave në Kosovë është 10 për qind. Nëse këtë 10 për qind e aplikojmë në formulën që e aplikon ZRRE-ja, atëherë të gjitha rezultatet nga CAPM duhet pjesëtuar me 0.9 (1 – 10%)", ka thënë Aliu para Komisionit.
Sipas tij, ZRRE-ja ka vendosur që tatimet që i paguajnë kompanitë si KEDS dhe KOSTT të mos përfshihen fare në caktimin e WACC-së.
"Kjo është krejtësisht e gabuar dhe praktikë që nuk mund të haset në punime shkencore të kësaj natyre, pasi modeli CAPM bazohet mbi disa kufizime një prej të cilave është fakti që supozohet që nuk ka tatime", ka theksuar ai.
“Në raportet e fundit që ka publikuar Zyra e Rregullatorit gjatë shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave ka treguar se Mesatarja e Ponderuar e Kostos së Kapitalit (ËACC) për OSSH/KEDS dhe OST/KOSTT është në nivelin prej 8.3%”, tha tutje.
Në anën tjetër, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka thënë se kanë marrë praktikat më të mira evropiane dhe se 18 vende nga 20 praktikën e njëjtë të llogaritjes së të hyrave maksimale të lejuara.
Fejzullahu theksoi se këto metodologji dhe rregulla kanë qenë në diskutim publik në vitin 2011 dhe 2017 dhe se nuk ka pasur ndonjë koment për këtë metodologji.
Sipas tij, formula që ka përdorur ZRRE-ja dhe ajo që përmendi eksperti Aliu është e njëjtë.
Fejzullahu ka thënë se të njëjtën formulë e ka përdorur ZRRE dhe raporti i vendeve që janë pjesë e Rregullatorëve Evropian, derisa deklarimet e Aliu i quajti dezinformata.