Katër nga gjashtë aktivistët e Partisë Socialdemokrate të arrestuar të hënën në aksionin e zhvilluar te objekti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, janë liruar.
Natyra Kuçi, Frashër Krasniqi dhe Teuta Rrusta, janë tre aktivistët e arrestuar që janë liruar nga Qendra e Paraburgimit në Drenas, ndërsa kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është liruar nga mbajtja në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Lirimin prej mbajtjes për KOHËN e ka konfirmuar Natyra Kuçi, teksa ka shtuar se aktivistët e tjerë, Nol Nushi dhe Genc Sherifi, janë ende në paraburgim dhe pritet të dalin para gjykatës këtë të mërkurë.
Prokuroria Themelore e Prishtinës të martën e 15 shkurtit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy aktivistëve të PSD-së, Nol Nushit dhe Genc Sherifit.