Kryetarët e komunave në zgjedhjet lokale të vitit 2021 kanë dhënë 1819 premtime, dyfishë më tepër se që kishin dhënë katër vjet më parë.
Bekim Salihu, analist i politikave në Institutin GAP, në një bisedë për emisionin “SOT” ka treguar se befasi në këto premtime është se nuk kryeson infrastruktura.
“Për dallim nga fushatat e kaluara si ato të vitit 2009, 2013 dhe 2017, kjo fushatë e fundit ka pasur dukshëm më tepër premtime numerikisht. Në mandatin e vitit 2017 ishin 913 premtime nga kryetarët, ndërsa në atë 2013 ishin 552 premtime. Kësaj radhe janë 1819 premtime nga kandidatët për kryetarë gjatë fushatës, një pjesë e tyre e kanë vazhduar mandatin apo kanë fituar mandatin e ri. Është risi se më së tepërmi premtime ka pasur në fushën e shërbimeve publike. Risi pasi deri tash fusha e infrastrukturës ka qenë ajo ku ka pasur më tepër premtime. Tash prin fusha e shërbimeve publike, ndërsa shembull infrastruktura ka edhe më pak premtime se kultura. Në kulturë janë 201 premtime, e infrastrukturë 198”, ka thënë Salihu.
Më së tepërmi premtime ka dhënë kryetari i Prishtinës, 206 sosh, pasuar nga ai i Mitrovicës, Bedri Hamza me 123 premtime dhe ai i Gjilanit me 109 premtime.
Prishtina
Mitrovica
Gjilani
Biseda e plotë: