Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur seancën e tretë për këtë vit, ku ka aprovuar të Hyrat e Lejuara Maksimale për operatorët e rregulluar, KOSTT, KEDS dhe KESCO.Të Hyrat e Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal FSHU (KESCO) janë aprovuar në vlerë prej 347.15 milionë euro.
Për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) janë aprovuar në vlerë prej 38.84 milionë euro, ndërsa për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) janë aprovuar në vlerë prej 179.56 milionë euro.
“Këto të hyra do t’u mundësojnë operatorëve kryerjen e funksioneve të operimit në kushte optimale. Aprovimi i të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU) është përshtatur për 90 milion euro të subvencionit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe 10 milion euro të alokuara në janar 2022, për blerjet e energjisë elektrike për konsumatorët e rregulluar”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ZRRE-ja.