Arbëri

Koca: Projektligji për inspektimin administrativ gjatë rrugës ka devijuar

Jeton Koca, kryetar i Këshillit të pavarur i shërbimit civil, ka thënë se Projektligji për inspektimin administrativ ka devijuar gjatë rrugës.

Ai në Tempus në KTV ka thënë se këshilli nuk ka marrë pjesë në përpilimin e këtij projektligji. Shtoi se për projektligjin janë marrë modele të shteteve të huaja, por që sipas tij, gjatë projektimit të tij janë ndryshuar disa gjëra.

“Ky projektligj është model i Sllovenisë por që gjatë rrugës ka ndryshuar. Ka devijuar. Në kompetencë të këtij inspektorati janë përfshirë kompetenca të disa mekanizmave të tjerë monitorues”, ka thënë ai.

Koca ka theksuar se përmes krijimit të ligjit, po tentohet që t’i jepen kompetenca një organi të ri.

“Si këshill e kemi analizuar dispozitat e këtij ligji dhe duke nisur nga fushëveprimi i projektligjit ne kemi pa që në Kosovë është fakt që ekzistojnë mekanizma të shumtë që kanë karakter kontrolli dhe monitorimi dhe me këtë ligj po mëtohet ti jepet një kompetencë e re një organi të ri si inspektorati administrativ”.