Arbëri

“KOHA” kthen komentet në portal

Nga sot, lexuesit e portalit “KOHA.net” kanë një tjetër mundësi për të shprehur opinionet e tyre për përmbajtjen apo edhe për tema të tjera.

“KOHA.net” u mundëson lexuesve që në mënyrë shumë të lehtë të regjistrohen apo të kyçen përmes opsioneve të ofruara e më pas të komentojnë.

"KOHA" çmon mendimet e lexuesve, por nuk do të lejohet asnjë lloj fyerje apo sharje.

“KOHA.net” edhe më parë e kishte mundësinë e komentimit të teksteve nga lexuesit, por jo në vitet e fundit.