Sot do të mbërrijnë në Kosovë i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Rifillimi i dialogut si dhe mundësia për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pritet të jenë dy çështjet në fokus të takimeve të dy emisarëve me krerët e shtetit dhe liderët politikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, por as Ambasada amerikane nuk kanë dhënë shumë detaje për kohën kur do të mbërrijnë në Prishtinë të dy emisarët.
Ata do të qëndrojnë në Kosovë deri të mërkurën, kur do të vazhdojnë për Beograd.