Arbëri

Serwer paralajmëron: Ballkani do të ndahet, ashtu duan Moska e Beogradi

 

Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, që është profesor në Universitetin John Hopkins, ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar nga kolegu i tij Edward Joseph, në të cilën u përfshinë edhe gjashtë autorë, përfshirë edhe Lulzim Peci nga Kosova.

Në raportin e sapobotuar "Nga kriza në konvergjencë - Strategjia për të luftuar paqëndrueshmërinë në Ballkan në burimin e saj" nga Shkolla e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit Johns Hopkins dhe Qendra Wilson - një nga institucionet prestigjioze akademike të SHBA-së, është treguar se si duhet bindur shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën dhe se si irredentizmi po e rrezikon Ballkanin.