Arbëri

Shkon në mbi 5,000 numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Ka shkuar në 5,118 numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të MSH-së, në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 528 raste me COVID-19, ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë vdekje.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 1,156 vaksina. Numri i të vaksinuarve me të dy dozat deri më tani është 796,246, me dozë të tretë është 2,169, ndërkaq me dozë përforcuese është 33,156. Numri i dozave të administruara të vaksinës anti-COVID deri më tani është 1,717,379.