Arbëri

Presidenti Milanoviq sot për vizitë në Kosovë

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai me këtë rast do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.

Ceremonia e pritjes shtetërore nga presidentja Osmani do të fillojë nga ora 10:00 në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.

Pas ceremonisë së pritjes, Osmani do të zhvillojë një takim me homologun e saj kroat dhe pas takimit do të mbahet një konferencë për media.