Arbëri

Lista Guxo shpërfill masat anti-COVID, dhjetëra anëtarë mblidhen në hapësirë të mbyllur

Ndonëse nga Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi po bëhet thirrje për respektim të masave, një thirrje e tillë nuk po respektohet nga vetë politikanët.

Dhjetëra anëtarë të Listës Guxo janë mbledhur në një hapësirë të mbyllur, e të gjithë shihet të jenë pa maska e pa distancë sociale.

Në fotografitë e shpërndara në Facebook nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, shihen të jenë të pranishëm edhe deputetë madje edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Peci nuk ka treguar se kur është mbajtur një mbledhje e tillë, porse në mbishkrimin e këtyre fotografive ka shkruar vetëm “Guxo”.

Me masat e vendosura nga Qeveria me 1 dhjetor, thuhet se nuk lejohet mbledhja e më shumë se 30 personave në hapësira të mbyllura, kurse 70 në hapësira të jashtme, e në të dyja rastet, numri i personave të cilët shihet se janë mbledhur në ndejën e Listës Guxo, është më i madh.

Sipas masave “lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime apo grumbullime tjera). Obligohet që pjesëmarrësit të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.3, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në këto ambiente, si dhe organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej 1 metër në mes të personave dhe kontrollimin e dëshmive përkatëse. Me masat e grumbullimet dhe ngjarjet kulturore, në ambiente të jashtme deri në shtatëdhjetë (70) persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1 metër në mes të personave dhe paraqitjen e dëshmive të evidentuar në pikat 2.1 deri 2.3 të këtij Vendimi”.

 

GUXO!

Posted by Faton Peci on Sunday, December 19, 2021