Arbëri

Pesë viktima nga COVID-19 në Shqipëri të dielën

Pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë së dielës, derisa nga 2.370 testime, 228 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 321 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 197.376.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë infektuar me koronavirus 205.777 persona dhe kanë vdekur 3.166 pacientë.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 5.235, ndërsa në spital janë shtrirë 144 persona.