Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka deklaruar se ia ka sjellë Kosovës një njohje, mirëpo kryeministri Albin Kurti po e injoron atë.
Përmes Facebookut, Pacolli tha se i ka dërguar Kurtit letrën dhe mesazhit e shtetit që pretendon se është i gatshëm ta njeh Kosovën.
“Në Ëhatsapp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, për ta kryer formalitetin e njohjes dhe të diskutojnë për vizitën e juaj në këtë shtet”, shkroi deputeti Pacolli.
Ai potencoi se “gjithçka është e rregulluar” dhe për këtë njohje ka punuar vet ai.
“Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje”, ka shkruar tutje.
Pacolli është ankuar edhe se Kurti nuk ia ka kthyer letrat në lidhje me lirimin e instrumenteve mjekësore për Spitalin e Pediatrisë, që sipas tij, ishin bllokuar në terminalet doganore.
KOHA mëson se mos-hapja e deritanishme e spitalit është bërë për shkak të mospranimit teknik dhe lejes së punës.
Letër kryeministrit Kurti, I nderuar zoti kryeministër, Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve...
Posted by Behgjet Pacolli on Sunday, December 19, 2021