Arbëri

Tetë pacientë me COVID-19 po trajtohen në SHSKUK

Tetë pacientë me COVID-19 pozitivë po trajtohen në Shërbimin Spitalor Klink dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportet e datës 19 dhjetor 2021. Në trajtim mjekësor janë edhe 30 pacientë të tjerë pas-COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 16 pacientë post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar, Spitali i Ferizajt, 1 pacient, Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë dhe Spitali i Pejës, 1 pacient