Arbëri

Tragjedia, 45 viktimat mbërrijnë të premten

 

Në Klinikën e Kirurgjisë në Shkup ka arritur edhe pacienti i 7-të i mbijetuar nga aksidenti në Bullgari javën e kaluar.

45-vjeçari Orhan Aliti, me autoambulancë u soll nga Spitali Porogov i Sofjes pasi gjatë javës iu nënshtrua një operacionit dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore, thonë mjekët kujdestar që bën pranimin e tij.