Vesa Batalli, menaxhere e projektit në Organizatën “Zëri i romëve, ashkalive dhe egjpitasve”, ka thënë se pjesëtarët e komuniteteve kanë humbur besimin në institucione.
Ajo ka thënë se për këtë arsye edhe shumë raste tjera të diskriminimit nuk raportohen.
“Nuk raportohen rastet e tilla sepse ata kanë humbur besimin në institucionet shtetërore të cilat supozohen t’i mbrojnë të drejtat e tyre. Janë disa veprime institucionale që i bëjnë pjesëtarët e komuniteteve të mos raportojnë. Në rastin e Gjakovës, pronari i lokalit thuhet se u ka kërkuar falje personave, e arsyetimi i tij ishte që ata nuk e kanë pasur kartelën e vaksinimit, andaj unë dyshoj se arsyeja e vërtetë është kjo”, ka thënë ajo.