Arbëri

Ambasada amerikane: Koha të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Descriptive Text

Ambasada amerikane në Kosovë ka kërkuar zbatimin e të gjitha vendimet të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë. Pas vizitave zyrtare të kryetares së gjykatës, Gresa Caka-Nimani, në SHBA, ambasada doli me një shkrim të tillë.

“Institucionet e pavarura të drejtësisë së Kosovës janë kritike për demokracinë e saj. Është koha të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të plotësojë vendet e lira në gjykatë”, ka shkruar Ambasada.

Të dyja palët në vazhdim shkëmbyen pikëpamjet e tyre lidhur me mekanizmat më efektiv për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës dhe rëndësinë e konsolidimit të sundimit të së drejtës në çdo vend demokratik.

Gjatë qëndrimit në Uashington, u takua edhe me zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit dhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), si dhe me përfaqësues të SHBA-së në Komisionin e Venecias.