Arbëri

LDK-ja shpall fitoren në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në Prishtinë. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo parti ka fituar në Prishtinë dhe se Përparim Rama do të jetë kryetar i kryeqytetit.

Ai ka thënë se në bazë të të dhënave të konfirmuara, LDK-ja është fituese e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se Rama është fitues.

Abdixhiku ka shpallur fitoren në Junik, Dragash, Fushë-Kosovë, Istog, dhe Viti.

E Përparim Rama ka thënë se në secilën vizitë ka marrë emocione të  veçanta.

“Emocionin e kësaj fitore nuk mundem me përshkru me fjalë. Kjo është fitorja e të gjithëve. Vota jote sot tregon se jemi të emancipuar për me dashtë më të mirën për vendin tonë. përgjegjësinë kam me e marrë më parësore se privilegjin. Unë Përparim Rama zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve”, ka thënë ai.