Arbëri

Mamusha, komuna me më së shumti dalje në votim deri në 11:00

Deri në ora 11:00, dalja në votime në nivel të të gjitha komunave ku votohet në rundin e dyte, sipas KQZ-së është 7,22%.

Komuna ku ka dalje më të madhe të votimit deri në këtë kohë është Mamusha, me 17,6%.

Ndërkohë, komuna me daljen më të ulët po deri në 11:00 është Rahoveci, me vetëm 4,4% e qytetarëve me të drejtë vote që e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre.

Në Prishtinë, deri në ora 11:00 kanë votuar 8,96% e qytetarëve, në Prizren 5,27%, në Gjakovë 6.58% ndërkaq në Gjilan kanë votuar 7,55 e qytetarëve me të drejtë vote.