Drejtuesi i rrjetit të KEDS-it, Hajdin Zhdrella, ka thënë se janë në nivel të detyrës që procesi zgjedhor të shkojë ashtu siç duhet.
Sipas Zhdrellës, KEDS-i ka angazhuar ekipe shtesë që do qëndrojnë në terren deri në mbylljen e procesit të numërimit të votave.
“KEDS i ka shpërndarë të gjitha ekipet aty ku ka vendvotime dhe deri më tani janë në nivelin e detyrës. Nuk kemi ndonjë rast që ka ndiku në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. KEDS-i ka angazhuar ekipe shtesë për të monitoruar nëse ka ndonjë problem. Në secilin vendvotim ka një përgjegjës të KEDS-it. Kemi pas një apo dy raste, por që nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen zgjedhore. Ekipet e KEDS-it do të qëndrojnë deri në mbylljen e procesit të numërimit”, ka deklaruar Zhdrella.