Ambasada Amerikane në Kosovë, ka inkurajuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
I ngarkuari me punë në këtë ambasadë, Nicholas Giacobbe ka ftuar qytetarët që të dalin në votime dhe t’i formojnë prioritetet lokale.
Giacobbe në një postim në Twitter ka thënë se duhet votuar për të siguruar demokracinë.
“Mos e humbisni mundësinë për të formësuar prioritetet dhe vendimmarrjen në qeverisjen lokale. Dilni dhe votoni për të siguruar demokracinë për ju dhe familjen tuaj”, ka shkruar Goacobbe.