Arbëri

Nga Stambolli në Istog për të votuar

Idriz Blakaj është një qytetar që ka ardhur nga Stambolli në Istog për të votuar në zgjedhjet e sotme.

Për Blakajn kjo është hera e dytë që voton në Kosovë, pasi herën e parë e kishte më 17 tetor.

“Prej vitit 1967 jemi zhvendos në Turqi. Kjo është hera e dytë që votoj, pasi për herë të parë votova më 17 tetor. Procesi shkoi shumë mirë. Kush fiton, duhet me i thanë urime”, deklaroi Blakaj.