Arbëri

Nisen në terren ekipet mobile të KQZ-së

12 ekipet mobile të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë nisur në terren për t’ia mundësuar të drejtën e votës personave të prekur me COVID-19 dhe atyre që janë në izolim në Prishtinë. 

Përveç këtyre personave, nga ekipet mobile ndihmohen edhe personat që e kanë të pamundur fizikisht të shkojnë në qendrat e votimit.

Më herët, në Gjilan, vetëm një person i prekur me COVID-19 kishte shprehur vullnetin të ushtronte të drejtën e tij për votë.