Arbëri

Si po shkon procesi i votimit në fshatin që regjistroi rastin e parë me COVID-19?

Stublla e Epërme është bërë më e njohur për shkak të COVID-19. Ky fshat i Vitisë regjistroi rastin e parë me koronavirus në Kosovë në mars të vitit 2020. Madje, ky fshat ka edhe karakteristike të tjera, pasi banohet nga njerëz të fesë katolike.

Në Stubëll të Epërme ka filluar normalisht procesi i votimit, sipas menaxherit të kësaj qendre, Einxhell Koliqi.

Sipas Koliqit, dalja në zgjedhje në këtë fshat është mesatarisht 400 deri 500 vota, anipse janë 2.377 persona me të drejtë vote.

“Janë 2.377 persona me të drejtë vote, votojnë diku rreth 400-500. Deri tash, kanë votuar vetëm tetë. Zakonisht, fluksi më i madh është prej orës 09:00, ndërsa dalja më e madhe është në orën 12. Jemi vetëm 600 rezident, pasi shumica e banorëve kanë dalë në diasporë”, ka thënë Koliqi.