Mospërditësimi i listave ia ka mohuar të drejtën e votës 18-vjeçarit Jon Krasniqi.
Krasniqi, gazetar në KTV, ka mbushur 18 vjet më 18 tetor, kështu që nuk e kishte të mundur të votonte në raundin e parë të zgjedhjeve. Mirëpo, ndonëse ka mbushur 18 vjet ai nuk ka mundur të votojë as në balotazh.
“Unë me 18 tetor i kam mbushur 18 vjet. Kisha shpresë se mund të votoja në balotazh. Por pas konsultimit me KQZ-në doli se nuk mund të votojë, pasi nuk është bërë përditësimi i listave. Prej verës kur e kam kuptuar se zgjedhjet lokale janë në tetor, thosha paramendo një ditë para ditëlindjes sime me u mbajt zgjedhjet, pra më 17 tetor. Fiks ashtu ndodhi. Më mbeti pikë, por thash hajt se votoj në balotazh. Mirëpo, nuk ishte e mundur as kjo”, ka thënë Krasniqi në KTV.