Arbëri

Ekzekutohet pagesa për lehonat që kanë aplikuar në tetor

Ministria e Financave dhe Transfereve ka ekzekutuar të mërkurën pagesën për 2,230 lehona përfituese që kanë aplikuar gjatë muajit tetor.

Ministri Hekuran Murati ka bërë të ditur ndërkohë se të enjten do të ekzekutohet pagesa e dytë edhe për lehonat që kanë aplikuar më herët, dhe tashmë janë në sistem.

Bëhet fjalë për gjithsej, mbi 4,400 përfituese.

Murati po ashtu ka njoftuar se është ekzekutuar edhe pagesa retroaktive për shtesat për fëmijë, për 809 përfituese që muajin e kaluar i kishin llogaritë bankare jo-valide.

“Këtë muaj kemi pasur fluks të madh aplikimesh dhe na ka marrë më shumë kohë validimi e procesimi i pagesave - mbi 90 mijë pagesa të procesuara gjithsej, pa llogaritur masat tjera të pakos. Andaj shpresojmë në mirëkuptim për këtë vonesë, të cilën shpresojmë ta evitojmë muajve në vijim”, ka shkruar Murati në Facebook.