Arbëri

Sot fillon procesi i votimit nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve

Periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë do të fillojë sot, 29 tetor, e do të zgjasë deri më 12 nëntor.

Periudha e votimit nga diaspora do të zgjasë 15 ditë, ashtu siç ishte paralajmëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale numri i qytetarëve që kishin arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës ishte 15 mijë e 532 votues, kurse KQZ kishte pranuar 9 mijë e 610 zarfe me vota e që krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, kishte rënie të dukshme.

Rënie pritet të ketë edhe për raundin e dytë, pasi në balotazh janë vetëm 21 komuna të Kosovës.