Arbëri

Nëntë të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Descriptive Text

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur një rënie të ndjeshme të testimeve dhe për pasojë edhe rastet e reja kanë ardhur në ulje, me 325 qytetarë të prekur me COVID-19.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 9 qytetarë të prekur me koronavirus, ndërsa 563 janë shëruar.

Në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Aktualisht në vend janë 7113 pacientë aktivë me Covid-19.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 158, pasuar nga Durrësi, Fieri e Saranda me nga 15, Kamëz 9 raste etj.

Ndërsa kanë vdekur tre qytetarë nga Fieri të moshave 51-75 vjeç, dy nga Tirana të moshave 72-73 vjeç, dy qytetarë nga Vlora të moshave 65-69 vjeç, një qytetar nga Lezha 67-vjeç dhe një qytetar nga Berati 71-vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 174.968 raste, prej tyre 165.087 janë shëruar, 7.113 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.768 pacientë.