Arbëri

Situatë e qetë në Jarinjë, rruga vazhdon të jetë e bllokuar

 

Sot është dita e pestë qëkur forcat e Njësisë Speciale të Kosovës po qëndrojnë në Jarinjë, pas tensioneve të nisura nga banorët serbë, që po kundërshtojnë vendosjen e targës “RKS” për serbët që futen në Kosovë.

Qytetarë serbë kanë bllokuar rrugën me kamionë, derisa anash kanë vendosur tenda për qëndrim.