Arbëri

Dozat e skaduara të AstraZenecas ende nuk janë asgjësuar

 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë nuk ka dhenë informacione se në çfarë mënyre do të asgjësohen dozat e vaksinave AstraZeneca, të cilave tashmë i’u ka skaduar afati i përdorimit.

Kosova është në mesin e disa shteteve në rajon, por edhe me gjerë, që për shkak të kalimit të afatit të qëndrueshmërisë, pritet t'i asgjësoj mbi 133 mijë doza të vaksinave të kompanisë farmaceutike AstraZeneca.