Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se tema e vetme në bisedimet me Serbinë është e të pagjeturve.
Të martën e të mërkurën Bislimi ka qenë në Bruksel në kuadër të raundit të takimeve të dialogut Kosovë – Serbi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Familjet kanë nevojë ta dinë fatin e familjarëve të tyre sa më parë. Ky është mesazhi që kemi përçuar në këto bisedime me Serbinë, ku tema e vetme ishin të pagjeturit. Kemi kërkuar të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës”, ka shkruar Bislimi në Twitter.
Familjet kanë nevojë të dijnë fatin e familjarëve të tyre sa më parë. Ky është mesazhi që kemi përçuar në këto bisedime me Serbinë, ku tema e vetme ishin të pagjeturit. Kemi kërkuar të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) September 9, 2021