Gjatë mesnatës priten të mbërrijnë dy avionë të tjerë me emigrantë afganë në Shqipëri
Pas ardhjes së kontingjentit të parë më 121 afganë, mesnatën e sontme priten të mbërrijnë edhe dy fluturime të reja në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës dhe menjëherë pas tij edhe avioni i dytë.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila është në krye të Task-Forcës së ngritur nga qeveria do t’i presë emigrantët afganë, të cilët u detyruan të iknin nga vendi i tyre pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit.
Afganët e parë u strehuan në struktura hoteliere në Golem të Durrësit. Ata u vizituan pasditen e sotme aga kryeministri i vendit, Edi Rama. Ai deklaroi ditë më parë në një intervistë për CNN se Shqipëria do të strehojë rreth 4.000 afganë.
Krahas Shqipërisë, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy shtete të tjera në Ballkanin Perendimor që kanë treguar gatishmëri për të strehuar qytetarë afganë.