Javën e ardhshme në Slloveni do të mbahet Forumi Strategjik i Bledit, ku do të marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, të cilët i ndanë nismat e fundit sikurse ajo për “Ballkanin e Hapur”. Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Kurti. Mbështetur në programin e publikuar në faqen zyrtare të Forumit, Kurti do të jetë në një panel me iniciuesit e “Ballkan Open”- kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Themeluesit e “Ballkanit të Hapur” dhe kundërshtarët e tij do të bëhen bashkë në një nismë tjetër. Forumi Strategjik, që mbahet në Bled të Sllovenisë më 1 dhe 2 shtator, do t’i mbledhë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.
Pjesëmarrëse do të jetë edhe Kosova që përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbështetur në programin e publikuar në faqen zyrtare të Forumit, Kurti do të jetë në një panel me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Dy të fundit janë pjesë e “Ballkan Open”, në të cilin Kurti refuzoi të përfshihet. Njësoj vepruan edhe përfaqësues të Malit të Zi e Bosnjë-Hercegovinës që po ashtu do të jenë pjesë e Forumit të Bledit.
Pjesë e debatit do të jenë edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian.
Ndërkaq në fokus të diskutimit është marrëdhënia mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, teksa përmenden edhe nismat që nxitën edhe reagime.
“Vitet e fundit pati shumë kërkime midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Në mungesë të vullnetit të besueshëm politik për të çuar përpara proceset e zgjerimit dhe reformimit, ne u përballëm me një sërë nismash, mjetesh, mekanizmash dhe instrumentesh të reja, të cilat ishin krijuar për të mbajtur zjarrin gjallë. Debati mbi të ardhmen e Evropës solli dinamika të reja në të gjithë marrëdhënien”, thuhet në përshkrimin e temës së programit, për të cilën do të flasë edhe Kurti.
Forumi i Bledit u lansua në vitin 2006 për të promovuar dialogun e hapur mbi çështjet politike, të sigurisë dhe zhvillimit.