Arbëri

Sipas Pacollit, ka disponim që VV e LDK të heqin dorë nga kushti për kryeministër

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli thotë se ka disponim te Vetëvendosje dhe te LDK-ja që të dy subjektet të heqin dorë nga kushti për kryeministër, në rast të ndonjë koalicioni paszgjedhor.

Sipas Pacollit, kjo po ndërmjetësohet nga AKR-ja. Ai thotë se as kandidati i VV-së, Albin Kurti, e as i nominuari i LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, nuk e kanë qëllim të vetëm bërjen kryeministër.

“Vetëm kështu mund të shkojmë përpara. Nuk duhet të jenë kryeneç në këtë... Ekziston njëfarë atmosfere dhe nuk është qëllimi i Albin Kurti që të bëhet vetëm kryeministër dhe asgjë tjetër, as i Avdullah Hotit”, ka thënë Pacolli.