Arbëri

Filloi regjistrimi, shqiptarët shmangin paralelet në maqedonishte

Gjimnazet në Maqedoni edhe këtë vit prijnë sa i përket interesimit të semi-maturantëve për regjistrim në shkollat e mesme. Risi për këtë vit shkollor është edhe e drejta e nxënëse për të zgjedhur drejtimet në bazë të sistemit të Kembrixhit, që nga ky shtator për herë të parë pritet të zbatohet edhe në shkollat e mesme.

Ndërkohë në gjimnazin “Cvetan Dimov” në Shkup tashmë dy vjet asnjë nxënës shqiptar nuk regjistrohet në paralelet maqedonase. Drejtori Besnik Ajeti tha se gradualisht mësimdhënësit maqedonas janë duke u larguar si tepricë teknologjike.

Varësisht prej fluksit të nxënësve që do të vijnë në shkollë të regjistrohen ne jemi të hapur për të gjithë komunitetet që ne i kemi këtu në shkollë. Vetëdijesimi i shqiptarëve këto dy vjet e fundit dukshëm ka ndryshuar, dy vjet me radhë nuk kemi asnjë nxënës shqiptar që regjistrohet në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase. Për këtë shkak nuk do të kemi paralele në këtë gjuhë dhe profesorët shkojnë tepricë teknologjike, tha Besnik Ajeti, drejtor i Sh.M.Q.Sh “Cvetan Dimov”.

Edhe në shkollën profesionale “Marija Kiri Skllodovska” janë qetësuar marrëdhëniet e brishta mes udhëheqësve shqiptarë dhe drejtorit Lupço Celeski. Ky i fundit madje ka plotësuar të gjitha kërkesat e nxënësve dhe mësimdhënësve shqiptarë sa i përket numrit të drejtimeve në gjuhën shqipe.

Të gjitha problemet që i kemi pasur më herët tani i kemi tejkaluar, ku sivjet planifikojmë edhe rritje të paraleleve ku shihet qartë se do të ketë ndryshim prej viteve tjera. Drejtimet të cilat i kemi pasur edhe vitet e kaluara janë teknik laboratoriko medicinal, teknik i optikës së syve, teknik i proceseve prodhuese, teknik i kimisë teknologjie si dhe drejtimin e ri që do të hapim nga shtatori , teknik medicinal ose përkëdhelës për personat e moshuar – theksoi Vedat Mustafa, zv. drejtor i SH.M.Q.SH “Marija Kiri-Skllodovska”.

Regjistrimi i semi-maturantëve për afatin e qershorit do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme ndërkohë që rezultatet do të shpallen të premte, më 30 qershor.