Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar Edi Ramën për fitoren e arritur në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.
Veseli në një postim në Facebook, ka shpresuar që Rama do të përshpejtojë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Po ashtu, dua të uroj të gjithë bashkombasit në Shqipëri për këtë proces cilësor zgjedhor, që është dëshmi e konsolidimit të demokracisë shqiptare dhe rritjes së pjekurisë politike”, ka shkruar Veseli.