Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, njëherësh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, ka bërë të ditur se partia e tij ka fituar edhe një ulëse në Parlamentin e Kosovës.
Në Facebook, Ahmeti ka njoftuar se janë numëruar votat me kusht, dhe tashmë është e qartë se Vetëvendosje arriti që të ketë 32 deputetë në Kuvend.
“Pas numërimit të votave me kusht, Vetëvendosje arriti në 32 deputetë. Falemnderit! #mezemër”, shkruan Ahmeti.