Arbëri

Thaçi uron Ramën për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi uroi sot kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

urova kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mikun tim, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit”, shkruan në një status në Facebook, presidenti Thaçi.

Ai shprehet se përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

“Prandaj, uroj të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë për suksesin e arritur dhe jam i sigurt se bashkëpunimi vëllazëror dhe institucional me Shqipërinë do të intensifikohet edhe më shumë”, thekson presidenti i Kosovës.