Arbëri

Krasniqi: PDK-ja është parti e njerëzve të mirë

Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar delegatët e Konventës së Dhjetë të partisë për besimin që i dhanë për dy vjetët e ardhshme.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se PDK-ja po nisë një kapitull të ri, “duke respektuar pafundësisht të kaluarën, të tashmen dhe kontributin e secilit”.

“PDK është parti e njerëzve të mirë të Kosovës - e çlirimtarëve e patriotëve, intelektualëve e vizionarëve, mësuesve e profesorëve, mjekëve e infermierëve, artistëve e sportistëve, ndërmarrësve e mërgimtarëve, fermerëve e punëtorëve, grave e burrave që synojnë një jetë të dinjitetshme dhe një shtet që i bën krenarë. Do të bëj gjithçka që duhet - që PDK të rikthehet aty ku i takon, si partia më e fuqishme dhe me vizionin më të qartë për vendin. Si adresa politike kryesore për qytetarët tanë”, ka shkruar tutje Krasniqi.