Historiani Selim Bezeraj, ka thënë se Kosova duhet ta shndërrojë në muze të Gjenocidit, kishën e cila gjendet në Universitetin e Prishtinës.
Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se ajo është kishë politike dhe nuk është objekt kulti.
Sipas tij, përgjigja më e mirë që Kosova mund t’i jepte Serbisë është ta shndërronte atë në muze për të treguar se çfarë Serbia ka bërë në Kosovë.
“Kjo do të ishte përgjigja apo gjuha më e mirë që do të bënte Kosova. Gjithashtu do të ndalonte provokimet e tilla sepse mund të flasim për personat që kanë kryer krime dhe që vijnë me 28 qershor apo liturgji të caktuar. Kriminelët vijnë dhe festojnë këto ngjarje dhe kjo është e rëndë për të gjithë ata që kanë përjetuar apo kanë vuajtur nga ai regjim”, ka thënë ai.