Arbëri

Kreu i KQZ-së kërkon të përmbyllet reforma zgjedhore

Foto: EO
 

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka paraqitur para deputetëve sfidat kryesore të këtij institucioni gjatë viti 2020, raporton Ekonomia Online.

Radoniqi në Komisionin për Legjislacion e ka konsideruar sfidë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme komunale në dy komunat e Kosovës dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sepse sipas tij kjo ka qenë diçka e re andaj ka vështirësuar organizimin e zgjedhjeve.