Arbëri

Dy autobusë nga Serbia raportohet se s’u lejuan të hyjnë në Kosovë

Dy autobusë me mbi 80 persona nuk janë lejuar të hyjnë nga Serbia në Kosovë nga pika e Jarinjes në veri, kanë raportuar mediat serbe.

Sipas raportimit të B92, njëri ka qenë me pelegrinë që kanë pasur për qëllim vizitat në vendet e shenjta për ta dhe i dyti me alpinistë.

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, e ka cilësuar ngjarjen si incident e provokim nga autoritetet e Prishtinës në prag të rifillimit të dialogut.

Policia e Kosovës nuk ka mohuar apo konfirmuar raportimin e mediave serbe.