Pas dy muajsh nga inicimi i peticionit, platforma Netflix e ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre.
Këtë e ka bërë të ditur iniciuesi i peticionit, Sovran Hoti përmes një postimi në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoti ka shkruar në Facebook se të njëjtën gjë e presin edhe për vendndodhjen e përdoruesve kosovarë.
“Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme! Nuk u dishtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë. Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’ pasoj e njëjta edhe për vendndodhjen e përdoruesve kosovarë”, ka shkruar ai.