Arbëri

14 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 14 persona nga koronavirusi ndërsa 277 kanë rezultuar pozitivë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 3 raste (80, 75, 73 vjeç), Deçan 1 rast (58 vjeç), Gjakovë 1 rast (67 vjeç), Gjilan 1 rast (76 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (66 vjeç), Shtime 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (83 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer 2.047 teste, ndërsa janë shëruar 411 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive është 101.794 raste nga 502.159 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej 2.086 raste të vdekjes.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 87.423.