Arbëri

Hoti shpreson se studimi i tij mbi inteligjencën artificiale në marrjen e terapisë të jetë motivim

 

Profesori në Fakultetin e Mjekësisë, Kreshnik Hoti, në Express Intervistë ka folur lidhur me inteligjencën artificiale për trajtimin e pacientëve, temë për të cilën ai me studiues të tjerë ka punuar një punim që është publikuar në revistën prestigjioze “Nature Medicine”.

Hoti ka thënë se është vlerësuar marrja e terapisë me barna, saktësisht dy lloje të barnave, përmes inteligjencës artificiale. Ai tha se shpreson që ky studim t’i motivojë të tjerë studiues të zhvillojnë të tilla.