Arbëri

Hoxhaj: Nuk mund të kemi kryeministra si Haradinaj e Kurti që na prishën me Evropën dhe Amerikën

Hoxhaj: Nuk mund të kemi kryeministra si Haradinaj e Kurti që na prishën me Evropën dhe Amerikën
Foto: Ilustrim
 

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, thotë se Kosovës i duhet një kryeministër që i ruan marrëdhëniet me shtetet mike, e jo të atillë që prishin marrëdhëniet me to, derisa ka përmendur ish-kryeministrat, Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin.

“"Ne nuk mundemi më me pas kryeministra ku njëri merr në thua dhe na prish me Evropën qysh na pati prishur Ramush Haradinaj. Ia merrke mendja që mund të shtyhet me Angela Merkel dhe me Macron dhe i la të rinjtë, të rejat e Gjilanit dhe krejt qytetarët e Kosovës pa viza. Apo Albini i cili na prishi me Amerikën. Ne nuk jemi as Kinë, as Rusia, as Gjermania, e cila mund të bartë këtë barrë. Neve na vyen një politikë e mençur, neve na vyjnë t'i ruajmë arritjet që i kemi arritur deri tash bashkë", ka theksuar ai në Gjilan ku ka takuar pensionistët në komunë.