Arbëri

Shtyhet greva në arsim, të hënën nis gjysmëvjetori i dytë

Greva në arsim e paralajmëruar për javën e ardhshme është shtyrë të paktën edhe për një javë. Vendimin e ka marrë Këshilli drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, i cili ka vendosur që t’i japë afat Qeverisë në detyrë deri në fund të javës tjetër që të gjejë zgjidhje për dy kërkesat e tyre - shtesat për punëtorët e këtij sektori dhe nënshkrimin e kontratës kolektive.

Në Sindikatën e Arsimit kanë njoftuar se nuk do ta pengojnë fillimin e procesit mësimor, që nis më 18 janar. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka njoftuar se në secilën shkollë do të dërgohen formularë, ku punëtorët e arsimit do të nënshkruajnë nëse pajtohen të hyjnë në grevë.