Arbëri

Lladrovci: Partitë janë të mirëseardhura në listën e përbashkët, por vetëm duke u shkrirë në PDK

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se partitë politike janë të mirëpritura në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës por sipas tij vetëm duke u shkrirë brenda PDK-së.

“Partitë politike janë të mirëseardhura në listën e përbashkët zgjedhore por vetëm duke u shkrirë brenda PDK-së. Kur pranohet partneriteti dhe bashkëpunimi i sinqertë për garën zgjedhore, atëherë emri është i rëndësisë më të vogël. Partitë politike që do të bëhen pjesë e listës tonë, asgjë nuk humbin para qytetarëve as para anëtarëve të vet besnikë, sepse, qëllimi madhor mbetet fitorja e zgjedhjeve dhe vizionit të PDK-së”, ka shkruar Lladrovci.

Lladrovci ka thënë se zgjedhjet e shpeshta, edhe pse me qëllim të përparimit të shtetit, ndikojnë në ngadalësimin e shumë proceseve, zbatimin e projekteve, strategjive dhe proceset madhore të shtetit, si për njohjet edhe për integrimin në organizatat ndërkombëtare.

Ai ka thënë se për derisa dihet deri tash, në këto zgjedhje PDK do të garoj e vetme.

“Partitë politike janë të mirëseardhura në listën e përbashkët zgjedhore por vetëm duke u shkrirë brenda PDK-së. Kur pranohet partneriteti dhe bashkëpunimi i sinqertë për garën zgjedhore, atëherë emri është i rëndësisë më të vogël. Partitë politike që do të bëhen pjesë e listës tonë, asgjë nuk humbin para qytetarëve as para anëtarëve të vet besnikë, sepse, qëllimi madhor mbetet fitorja e zgjedhjeve dhe vizionit të PDK-së”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se PDK duhet ta ketë në garë, vetëm emrin e vet.

“Jemi mjaftë të fuqishëm e të konsoliduar për ta dëshmuar se asnjë parti që na bashkohet nuk na fuqizon me emrin e vet, përkundrazi. Prandaj, konsideroj që secilit subjekt që i pëlqen programi ynë, duhet t’i pëlqej edhe emri, pa shtesa në emrin e vetëm, Partia Demokratike e Kosovës. Vlera dhe fuqia e PDK-së është dëshmuar në shtetndërtim, andaj, edhe në këto zgjedhje do të rikonfirmohet rroli prijës i saj, për Kosovën e vlerave euro-atlantike”, ka shkruar ai.