Arbëri

Klinaku thotë se Haradinajt do t’i konfirmohet aktakuza më 11 dhjetor

Klinaku thotë se Haradinajt do t’i konfirmohet aktakuza më 11 dhjetor
 

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka bërë të ditur se Nasim Haradinajt do t’i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale më 11 dhjetor, ndërsa me datën 15 dhjetor 2020, do të mbahet seanca gjyqësore.

“Në bazë të avokatit të Nasim Haradinajt, Bas Martens, me datën 11 dhjetor 2020 konfirmohet aktakuza, ndërsa me datën 15 dhjetor 2020 do të mbahet seanca gjyqësore”, ka shkruar Klinaku në Facebook.